Biznesmeni Elton Ilirjani ka debatuar ashpër me kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit '360 gradë' të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë "Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”

Ilirjani: Politikën shqiptare nuk e ndjek dhe bëj shumë mirë që nuk e ndjek, sepse ka politikanë të nivelit të tillë, por ngushëllohem nga fakti që ka zero vota. Do i kërkoj zotërisë që të mos kërcënoj njerëzit që nuk i njeh.

Gjuzi: Nuk të kërcënon njeri, atë kërcënimin e ke ti që kërcënon familjen. Ti që ke para dhe blen parada edhe në Tiranë.

Ilirjani: Ku merr vesh ti për familje, ti flet për gjuhë ordinere! Ti flet me vrima. Ti je ordiner, ti je rrugaç.

Gjuzi: Unë kam katër kalamaj, flet ti për familje! Ti je rrezik për shoqërinë, prandaj ke ikur.

Ilirjani: Ti duhesh ndaluar të dalësh nga Republika e Shqipërisë, sepse je rrezik për Europën moderne, ti je i rrezikshëm.

Gjuzi: Hajde vëllai bëje denoncim!


/Ora News.tv/