Të rinjtë shqiptarë duhet të provojnë sfida të ndryshme për të ecur para. Qeveria nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet. Me një recetë prej nobelisti Muhamad Yunus  i jep këshilla të rinjve shqiptar që të provojnë të ecin para. Në konferencën biznesi Social në Shqipëri, Yunus ka theksuar se jo gjithmonë duhet pritur nga qeveria për punësim. "Le ta transformojme papunesinë ne biznes kjo ka funksionuar  në Bangladesh dhe do funksionojë  dhe këtu. Shqiperia është vend i vogël dhe vendi juaj ka mundësinë të jetë lidership. Në  2020 mund ta bëjmë Shqipërinë  një vend, ku nuk do të ketë të papunë dhe kjo do ishte arritje e madhe. Duhet të krijohen biznese për të rritur punësimin. Te rinjtë mund të bëjnë një vend të ecë para të kërcejë dhe JU DUHET TA PROVONI , kjo është sfida, por ne presim nga të tjerët dhe kjo nuk është zgjidhje, ju duhet të veproni edhe vetë se qeveria nuk mund të zgjidhë gjithçka." Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka  kërkoi progrme dhe fonde konkrete për të rritur punësimin. Programi Yunus ka njohur disa histori suksesi në Shqipëri duke u ardhur në ndihmë fermerëve në zona të thella në përpunimin e frutave dhe të rritjes së bimëve medicinale.

/Ora News.tv/