Masat e distancimit dhe vendimi për të ushtruar aktivitet vetëm në ambiente të hapura, ka vënë në vështirësi baret dhe restorantet e qytetit të Korçës. Bizneset ankohen për përgjysmim të punës pasi tavolinat janë reduktuar ndjeshëm. Kryetari i Bashkisë ka premtuar se do ti ofroi biznesit me shumë hapësira publike dhe lehtësira fiskale.
Bizneset e Korçës dhe Pogradecit, kryesisht baret dhe restorantet po punojnë në minimumin e kapaciteteve dhe ne kushtet e rënies së ndjeshme të klientëve. Kjo situatë është diktuar nga masat kundër koronavirusit.
Me rregullat e reja bizneset janë detyruar të reduktojnë tavolinat me qëllim respektimin e distancës mes klientëve.
“I kemi përgjysmuar tavolinat, do të kemi më pak xhiro.”
Por kryetari i bashkisë Sotiraq Filo thotë se bashkia është e angazhuar për ti dhënë atyre me shume hapësira publike deri në tejkalimin situatës.
“Jemi duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së sipërfaqes që bizneset do të kenë në dispozicion.”
Filo, foli edhe për lehtësira të tjera fiskale për biznesin
“Është miratuar ndarja në këste e taksave dhe tarifave për biznesin dhe shtyrjen në kohë.”
Nga masat lehtësuese pritet që në qytetin e Korçës të përfitojnë rreth 200 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e pazarit të vjetër dhe atë të pedonales.

/Ora News.tv/