Biznesi i vogël dhe i mesëm sot ulin qepenat

Biznesi i vogël dhe i mesëm sot ulin qepenat

Pas studentëve edhe biznesi i vogël dhe i mesëm sot ka dalë në protestë. 

Në shenjë revoltimi, ata kanë ulur qepenat që në orën 8:00 dhe do t'i mbajnë të mbyllur bizneset e tyre deri në orën 16:00.

Revolta që pritet të shtrihet në rang kombëtar ka parashtruar katër kërkesa që përfshijnë:

1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë
2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot
3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4-Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale

Përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse zëri i tyre nuk dëgjohet, ndërsa kanë bërë thirrje për dialog me qeverinë.

EMISIONET