Bizneset shqiptare që janë të përfshira në skemën e TVSH-së kanë afat edhe 6 ditë për hapjen e një llogarie bankare. Administrata Tatimore bën me dije se ditët e fundit ka pasur fluks të bizneseve që kanë dorëzuar të dhënat duke arritur në 2200 të tilla në ditë.

Vetëm pak ditë para përfundimit të afatit për hapjen e një llogarie bankare administrata tatimore bën me dije se ka pasur fluks të dërgimit të të dhënave nga bizneset. Rezana Çelmeta drejtore e shërbimit të tatimpaguesve deklaron se brenda një ditë kanë dorëzuar të dhënat rreth 2200 subjekte.

Çelmeta: Vetëm në ditën e parë që u ofrua kjo mundësi e deklarimit në mënyrë elektronike të të dhënave bankare, patëm një fluks tatimpaguesish dhe konkretisht 22o0 tatimpagues, të cilët deklaruan të dhënat e tyre nëpërmjet deklarimit elekronik.

Nga ky proces, janë të përjashtuar vetëm personat fizikë tregtarë, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH.

Çelmeta: Vlen për tu theksuar se kategoria e subjekteve persona fizikë, të cilët nuk janë të përfshirë në skemën e TVSH-së nuk kanë detyrim për të pasur dhe për të deklaruar llogarinë e tyre bankare. 

Gjithsej në vend numërohen rreth 55 mijë biznese që kanë detyrimin për të hapur dhe më pas deklaruar të dhënat e llogarisë bankare në administratën tatimore.

/Ora News.tv/