Bizneset kundër paketës fiskale, Jaka: Nuk jemi pyetur për përshkallëzimin e gjobave

Bizneset kundër paketës fiskale, Jaka: Nuk jemi pyetur për

Ndryshimet fiskale të parashikuara nga qeveria për vitin 2020 nuk janë pritur mirë nga bizneset. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se ekzekutivi nuk ka marrë parasysh problemet emergjente të bizneseve shqiptare ndërsa theksoi se ka munguar plotësisht konsultimi. Në lidhje me përshkallëzimin e gjobave Jaka thekson se e rëndësishme është që ato të mos jenë subjektive.

Bizneset shqiptare janë të pakënaqur nga ndryshimet fiskale për vitin 2020. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaroi se në draftin që është shpërndarë për konsultim nuk është përfshirë trajtimi i asnjë prej problemeve emergjente me të cilat po përballet biznesi në vend.

Jaka: Gabimi që u bë në dhjetor të 2018 për heqjen e TVSH së fermerëve pothuajse ka kaluar në kolaps gjithë sistemin e bujqësisë dhe të agropërpunimit. Nga ana tjetër kemi industrinë e ndërtimit që vuan me një taksë antikushtetuese që është 3% për banesat sociale, që është një taksë  që nuk imagjinohet të jetë dhe aq më tepër që kemi një ligj që është miratuar sigurinë e banesave dhe të gjithë ndërtuesit janë të detyruar paratë e tyre për shitjet.

Jaka theksoi se përshkallëzimi i gjobave është pozitiv por problem mbetet subjektiviteti i vendosjes së tyre ndaj biznesit.

JakaGjobat të jenë minimale dhe të ekzekutueshme dhe mos të bëhen subjektive dhe mos të bëhen të rënda për biznesin. Por sa më të vogla të jenë gjobat aq më shumë ndërgjegjësohen njerëzit.

Ndërkohë në lidhje me procesin e fiskalizimit  biznesi shqiptar është dyshues për shkak të mbulimit me internet duke qenë se shumë zona të vendit nuk kanë sinjal.

Jaka: Statistikat që penetrimi i internetit është mbi 95% të territorit të Shqipërisë atëherë le të implementohet edhe projekti që niset. Por me ato që ne kemi parë ne dështojmë në shumicën e gjerave që janë më të thjeshta.

Deklaratat  e kreut të Dhomë së Tregtisë erdhi pas një aktiviteti për hapjen e Edicionit  të dytë të panairit të  Expo-Medical, që nis në 31 tetor deri në 3 nëntor. Në këtë event marrin pjesë rreth 60 kompani duke synuar të afrojnë me tregun atë që në të vërtetë kanë nevojë njerëzit, shërbim shëndetësor të shpejtë dhe falas.

EMISIONET