Birçe: Dua të qëndroj te Flamurtari

Birçe: Dua të qëndroj te Flamurtari

Afrimi i trajnerit, Luan Birçe te Flamurtari ka dhënë efekt edhe pse ekipi ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshje që ai i ka drejtuar.

Pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në Vlorë, kuqezinjtë u mposhtën minimalisht nga Kukësi në transfertë, megjithatë ekipi tregoi rritje dhe Birçe shfaqet optimist për të ardhmen.

Luan Birçe: "Zhvilluam një ndeshje të mirë, meriton diçka më tepër, ndoshta edhe fitoren. Megjithatë, kështu e ka futbolli, po nuk shfrytëzove rastet nuk mund të marrësh dot pikët që mendon se të takojnë".

Birçe ka fituar besimin e drejtuesve për të qendruar ne stol, por vendimi përfundimtar i takon administratorit, Sinan Idrizi.

Luan Birçe: "Nëse do të vazhdoj do të punoj me të njëjtën përkushtim. Nuk e di është presidenti ai që e vendos për rolin e trajnerit. Edhe nëse do të vij një tjetër në të ardhmen do ta mirëpres".

Ndeshja e radhës për flamurtarin është kundër partizanit në Vlore, edhe pse përballë janë kampionët objektivi mbetet fitorja.

Luan Birçe:"Ne të gjitha ndeshjet i konsiderojmë njësoj aq më tepër kundër kampionëve në fuqi. Përballë kryesuesve, ndeshja merr një tjetër kuptim, nota maksimale në kuptimin e vlerësimit. Me ato djem që kam në dispozicion do të japim maksimumin".

Flamurtari ka vetëm tre pikë në 11 ndeshje, ndërsa akoma nuk ka marrë fitoren e parë në kampionat.

EMISIONET