Bill Gates kritika të forta ndaj kandidates për presidente Elisabeth Warren

Bill Gates kritika të forta ndaj kandidates për presidente Elisabeth

Multimiliarderi Bill Gates shprehu shqetësimin për planin e kandidates për zgjedhjet presidenciale 2020, Elizabeth Warren.

Ajo ka deklaruar se do të vendosë taksa të larta për të pasurit dhe për kompanitë më të mëdha si Microsoft, Facebook, Apple dhe shumë të tjerë.

Në një konferencë shefi ekzekutiv i Microsoft deklaroi se këto taksa do të pengojnë zhvillimet në biznes.

Demokratja Warren reagoi menjëherë duke e ftuar bill Gates në një takim për të biseduar mbi këtë çështje.

Aktualisht “të pasurit” të cilët kanë një net-worth prej 50 milionë dollarësh dhe më shumë taksohen me 2% të vlerës së fitimeve.

Ndërkohë plani i Warren parashikon dyfishim të taksës që do të arrijë deri në 6% të vlerës.

Sipas demokrates këto taksa do të shkojnë në kuadër të planit të saj mbi shëndetësinë.

Bill Gates renditet në vendin e dytë ndër më të pasurit në botë sipas Forbes me një net-worth prej 106.2 miliardë dollarësh.

Gjatë konferencës së tij ai gjithashtu deklaroi se Warren nuk pranon të ulet përballë një personi që ka shumë para ndaj kjo ka shkaktuar dhe reagimin e candidates për presidente për zgjedhjet e 2020.

EMISIONET