VIDEO/ Nuk mjaftojnë 90 minuta, finalistja e Ligës së Kombeve vendoset pas shtesave

VIDEO/ Nuk mjaftojnë 90 minuta, finalistja e Ligës së Kombeve

Nuk ka fitues në gjysëmfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, grupi A. Anglia dhe Holanda kanë barazuan me shifrat 1-1 brenda kohës së rregullt, duke kërkuar ndihmën e shtesave dhe mbase penalltive për të siguruar finalen e kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Një penallti e fituar dhe shndërruar në gol nga Marcus Rashford vendosi fraksionin e parë të takimit. Sulmuesi anglez i Manchester United u tregua dinak në një duel me De Ligt, teksa pak minuta më vonë dërgoi në njërin kënd Cillesen dhe në tjetrin sferën.

Por, mbrojtësi më i kërkuar në merkato, e shlyu gabimin, duke shndërruar në gol një krosim nga këndi. Anglia kaloi sërish në avantazh, por konkretizimi i Lingard u anulua nga sistemi VAR.


EMISIONET