Bild fshiu shkrimin, Paloka: Masturbim politik që i zgjati pak socialistëve
Gazeta gjermane “Bild” fshiu disa orë pas botimit artikullin për financimin e fshehte në llogari te PD-se dhe kryedemokratit Basha.
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke përmendur termat e një kolegut të tij tha se ishte “masturbim politik që i zgjati pak socialistëve, nuk arritën as në organizëm”
Paloka ishte i ftuar në studion e intervistës së Televizionit Ora me gazetaren Beti Njuma.
Po a ka ndërhyrë PD-së për të fshirë këtë shkrim?
Ish deputeti demokrat e mohon kategorikisht: “As që bëhet fjalë që ne të ndërhyjmë për gjëera të tilla. Është Balla dhe Fuga që merren me futje dhe nxjerrje lajmesh të rreme me pagesë nëpër mediat e tjera por mesa duket me BILD nuk i eci. Madje duke bërë shaka thamë mos u ka ngritur ndonjë kurth “Bild” sa e bëri Taulantin të lëpinte të gjithë pështymat që kishte hedhur për BILD, kur ajo publikoi përgjimet për vjedhjen e votave. Dy orë qëndroi ai publikim online. Ata që e prisnin e morën menjëherë ta shpërndanin.
Po a kishte sinjale që BILD do publikonte një shkrim të tillë?
Edi Paloka: “Nuk punon njeri nga PD tek “BILD” thotë Paloka duke shtuar se ajo që është publikuar është ribotim i Mother Jones por që me ironi Paloka e quan “Father Soros”. Janë sajesa të bëra në zyrën e Ramës. Janë cuar atje dhe është paguar për ti botuar. Edhe drejtësia e kapur nga Rama nuk arriti ti vërtetojë, sepse ishte një përrallë e trashë, sa as sigurimi i shtetit nuk do e bënte kaq të trashë.
Çfarë përpiqen tu mbushin mendjen shqiptarëve se Basha bleu Putin e Trump që të pengonte integrimin e Ramës. Ju mendoni se Taulant Balla e mban hapur BILD dhe sapo doli e mori të bëjë share? Kaq mjafton të kuptohet. Publikimi erdhi menjehere pas tryezes per reformen zgjedhore"