Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Bilanc tragjik ky, që solli gjendje të jashtëzakonshme në qytete si Durrës e Lezhë dhe shtyu aktivitete të rëndësishme në program. Festa e Flamurit 28 dhe 29 nëntori ishin ato që kaluan në zi, diçka që kaploi edhe futbollin.

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që takimet e programuara për tu zhvilluar më 29 e 30 nëntor u shtynë për një tjetër datë, duke shkaktuar kaos në kalendar. Kjo javë do të ishte edhe java e derbit, por një gjë e tillë do të shtyhet me të paktën shtatë ditë.

Gjithçka ndodhi pasi FSHF vendosi që fundjavën e  6 dhe 7 dhjetorit ta luaj në një tjetër datë, duke sjellë shtyrjen e sfidës mes Partizanit dhe Tiranës. Dy klubet kryeqytetase janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, ku kanë grumbulluar dhe dorëzuar ndihma për ta, teksa stërvitja, natyrshëm është lënë në plan të dytë.

Mundësitë më të mëdha janë që ajo të luhet në fundjavën e 14 apo 15 dhjetorit, por nuk përjashtohet mundësia që mesjava e ardhshme të zbresë ekipet në fushë. FSHF ende nuk e ka bërë publike axhendën e javës së 15, e cila pritet të zbulohet në ditët në vijim. Derbi pritet të luhet në stadiumin e ri kombëtar.

/Ora News.tv/