Mungesa e titujve të librave ka larguar lexuesit në Bibliotekën e Gramshit, pavarësisht dëshirës së mirë për librin. Ndërkohë edhe lagështira në muret e sallës së leximit e ka nxjerrë atë jashtë funksionit. Godina e bibliotekës së qytetit te Gramshit është totalisht e amortizuar. Më e rënduar gjendja është në sallën e leximit , ku lagështira në mure apo mungesa edhe e ngrohjes e kanë bërë ambientin të pashfrytëzueshëm,. Mungesa e investimeve, dhe ajo e pasurimit të titujve të bibliotëkës janë probleme që kanë larguar lexuesit. Orgesa Duzha: “E kanë dëshirën e mirë për të lexuar , nuk është se e kanë lënë në hije librin por kemi mungesë të librave pasi bibloteka nuk është e pasuruar me tituj të rinj. Salla e leximit duhet të ristaurohet në radhë të parë sepse siç e patë dhe vet është shumë me grasi.” Shtimi i fondit të bibliotekës, bëhet vetëm falë vullnetit të qytetarëve që shpesh dhurojnë libra për këtë institucion të Gramshit. /Oranews.tv/

/Ora News.tv/