Biblioteka dixhitale 700 mijë dollarëshe nuk ka asnjë libër në shqip

Biblioteka dixhitale 700 mijë dollarëshe nuk ka asnjë libër

Pakti për Universitetin nuk ia ka dalë të përmirësojë cilësinë në arsimin e lartë.

Sipas një monitorimi të kryer nga Qëndresa Qytetare, qeveria nuk i është përmbajtur premtimeve ndaj studentëve për rishikimin e titujve shkencorë apo adresimin e problemit të korrupsionit.

Migen Qiraxhi: "Vetëm 12 dizertacione kanë mbërritur në MAS. Jemi shumë hapa prapa në realizimin e këtij premtimi. Akoma më prapa është krijimi i arkivës dixhitale ku do të duhej të ishin paraqitur të gjithë titujt shkencorë. Biblioteka online e cila kushtoi 700 mijë dollarë nuk përmban libra të currikulave të studentëve dhe nuk ka asnjë material të gjuhës shqipe."  

Karta e studentit është zbatuar vetëm në Tiranë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me konviktet.

"Sa i takon kartës së studentëve dhe konvikteve është një premtim i zbatuar lokalisht"

Problematik është vërejtur edhe në zgjedhjet për Anëtaret e Bordeve të Administrimit. Sipas Qëndresës Qytetare ky proces ka tejkaluar afatet e parashikuara dhe është kryer në mungesë të transparences.

EMISIONET