Betohet kryebashkiakja e Laçit: Puna, kryefjala e çdo dite

Konstituohet këshilli i ri bashkiak i Laçit. Po sot bëri betimin edhe kryetarja e zgjedhur e bashkisë së Laçit, Majlinda Cara.

Në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit, Cara tha se puna do të jetë kryefjalë e çdo dite gjatë ushtrimit të detyrës së saj në krye të kësaj bashkive për katër vitet e ardhshme.

"30 Qershori na ngarkoi një përgjegjësi të madhe të gjithëve ne, e unë jam besimplotë se të gjithë sëbashku, duke punuar si një trup i vetëm do të jemi në lartësinë e detyrës për të shërbyer me korrektësi e profesionalizëm ndaj çdo qytetari të Kurbinit, qofshin ato të majtë apo të djathtë.Shumë punë na presin por ne duhet të tregojmë çdo ditë, me vullnet të hekurt e vendosmëri maksimale se kurbinasit u rreshtuan në anën e duhur, besuan e votuan për forcën politike që ka zgjedhur të jetë gjithmonë krah tyre".

Në cermoni ishte i pranishëm dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe deputetja Lindita Nikolla.


EMISIONET