Betimi i Vorpsit te noteri, Gjata: Histori shqiptare, Kushtetuta e ka të qartë

Betimi i Vorpsit te noteri, Gjata: Histori shqiptare, Kushtetuta e ka të

Arta Vorpsi, kandidatja e cila u rendit e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit ja ka dërguar betimin me postë Kreut të Shtetit pasi e ka vulosur më parë te një noter.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në RTV Ora thotë se kjo është një histori shqiptare teksa kujton se  Kushtetuta parashikon që Gjyqtari i Gjykatës kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin te Presidenti.

Gjata: Histori shqiptare. Neni 129 i Kushtetutës thotë se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese e fillon punën pasi bën betimin te Presidenti. Këtu mbaron historia.

Akuzat e mazhorancës ndaj kandidaturës së dekretuar nga Meta, Marsida Xhaferllarit, për Gjatën nuk janë asgjë më shumë sesa një sulm i pastër politik.

Gjata: Sulm politik. Si mund të akuzohet një grua se është bashkëshortja e dikujt. Çfarë pushteti ka Enkelejd Alibeaj sot? Po kryetari i KLP-së që ka qenë anëtar i reformës në drejtësi pro është dhe familjar i një ish-ministre dhe deputete e PS. Kërkohet që Avokati i Shtetit të bëhet Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Këtë e vuri Edi Rama, çfarë garancish kemi? Është edhe  vëlla i deputetes socialiste. Profesionalisht Xhaferllarit i mungon gjë?

EMISIONET