Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA: Nuk ka efekt mbi mua

Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA: Nuk ka efekt mbi mua

Besnik Muçi deklaron se vendimi i Kolegjit të Posacem te Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra nuk ka efekt mbi të.

Në një deklaratë për mediat, Muçi tha se KPA nuk kishte më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes së tij pasi ai humbi statusin e Prokurorit dhe më pas betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Muçi:Në momentin që kam bërë betimin në zyrën e Presidentit dhe kam marrë funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e kam humbur statusin e Prokurorit. Në momentin që kam humbur statusin e Prokurorit dhe jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA nuk ka pasur më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes sime.

Çështja ime ka filluar për shkak të funksionit tim si prokuror. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror sipas nenit 130 të Kushtetues dhe nenit 64 të ligjit për statusin e Magjistratit unë nuk jam më subjekt. KPA nuk ka më kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Mbarimin e mandatit të Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë Kushtetuta, e konstaton Gjykata Kushtetuese me ndryshimet e fundit të vitit 2016.

Nga momenti që Presidenti i Republikës më emëroi dhe dekretoi njoftoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë me shkresë zyrtare. KLP e ka njoftuar zyrtarisht për dekretin tim dhe për betimin tim në Presidencë.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi me një mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër të KLP për dekretin e Presidentit sepse ligjit të Statusit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ka pasur detyrim ligjor ti konstatonte mbarimin e statusit tim të Prokurorit në momentin e që i ka shkuar dekreti i Presidentit.

Sepse vetë ligji për Statusit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë parashikon qartësisht se funksioni i Prokurorit është i papajtueshëm. Këto janë veprime të institucioneve Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, institucionet kushtetuese duhet të veprojnë sipas funksionit kushtetuese të tyre. Në këto kushte nuk ka efekt."

LEXO: Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit.


EMISIONET