Mëngjesi i së martës, mblodhi mijëra besimtarë mysliman në sheshin "Skënderbej" për të falur namazin e ditës së Bajramit.

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme bëri që sheshi të mos ishte I mjaftueshëm.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të besimeve të tjera fetare, vuri dhe një herë në pah, frymën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës fetare që ekziston në vend.

Për Myftiun e Tiranës Ylli Gurra kjo ditë ishte një këshillë e fortë për politikën për të rritur bashkëpunimin dhe për të marrë seriozisht udhëheqjen e vendit.

Ylli Gurra: Shqiptarët që ishin sot në shesh janë dëshmia e asaj që janë të gatshëm, të pakursyer për gjithçka që duhet investuar, biseduar dhe punuar në të mirën e shqiptarëve. Shqipëria duhet të jetë e para, pastaj duhet të vijnë të tjerat.

Besimtarë të shumtë rrëfyen dhe nisjen e lidhjes së tyre me besimin.

"Kam agjëruar që në moshën 6 vjeç" thotë një besimtare

Ndërsa ajo që vihet re është dhe trashëgimi i besimit nga një brez në tjetrin.

"Nipi im falet, ky ka shkuar në xhami që i vogël" thotë një besimtar tjetër.


 

Shikoni fotot e tjera ne fotogaleri





/Ora News.tv/