Besimtarët mysliman falën namazin e Fiter Bajramit, mbyllja e muajit të agjërimit dhe kremtimin i Bajramit si një ndër festat më të shenjta në kalendarin e këtij besimit.

Mijëra besimtarë u bën pjesë e ritualit të faljes, ligjërimet nga imamët dhe teologët dhanë mesazhet e paqes, të besimit dhe devotshmërisë ndaj Zotit.

Kryetari i komunitetit Mylsiman Skënder Brucaj u kujtoj besimtareve se duhet ndjekur praktikat e besimit dhe parimet e e dashurisë mes njerëzve.

Skënder Brucaj: "Kush beson Allahun dhe ditën e fundit le të thotë fjalën e mira ose të heshtë. Silluni mirë me të afërmit, fëmijët, të varfët e jetimët. Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij. Kush prej jush ka një të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet ta ndryshojë atë me gojën e tij, nëse përsëri nuk mundet le ta ndryshojë atë me zemrën e tij, por ta dini se ky është besimi më i dobët. Mos kini smirë për njëri-tjetrin, mos e nënçmoni njëri-tjetrin por përhapni selamin e paqen mes jush."

Në kohën kur terrorizimi është kërcënim për mbarë botën, për Shqipërinë që njihet për haromoninë fetare, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra bëri thirrje për bashkim të klerikëve dhe besimtarëve.

Ylli Gurra: "Mos u përçani, jini të bashkuar, jini të përbetuar në bashkim, jini të përbetuar në vllazërim spese mëshira, jo vetëm ajo por mbështjetja, jo vetëm ajo por fuqia, jo vetëm ajo por pushteti, jo vetëm ajo por mirësia, jo vetëm ajo por e ardhmja në dynja dhe nahiret vjen vetëm dhe vetëm përmes dhe me anë të vallzërimit e bashkimit."

Në ditën e Fitër Bajram mylsimanët duhet të shpërndajnë lëmoshë(sadaka), të solidarizohen me të varfrit dhe të festojnë bashkë.




/Ora News.tv/