BERZH kundër BB: Qeveria Rama në drejtimin e duhur

BERZH kundër BB: Qeveria Rama në drejtimin e duhur

Ndryshe nga sa evidenton raporti i BB-së, që e rendit Shqipërinë në vendet me të korruptuara, Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, shprehet se qeveria shqiptare po ecën në rrugën e duhur për të luftuar fenomenin.

Ai nuk pranoi të bëntë një koment për të dhënat shqëtesuese të raportit, duke argumentuar se BERZH nuk ka kontribuar në përpilimin e dokumentit.

Chakrabarti: Mendoj në fakt se Shqipëria me këtë qeveri është në rrugën e duhur për të përmirësuar klimën e investimeve, për të reduktuar korrupsionin dhe për t’u bërë një vend shumë më i mirë për investime të huaja, për investitorët vendas. Mendoj se qeverisja po shkon në drejtimin e duhur.

Presidenti i BERZH ka vlerësuar edhe reformën në sistemin e drejtësisë, që sipas tij do të ndikojë akoma më shumë në përmirësimin e klimës së biznesit.

Chakrabarti: Nëse shihni reformën e gjyqësorit, ajo po bëhet më efikase, më e pavarur, gjë që është shumë e mirë, është qeverisje më e mirë, reforma e administratës publike sërish është diçka e mirë dhe ka më shumë shërbime online. Dhe kjo është diçka e mire sepse ndihmojnë në uljen e korrupsionit.

Të mërkurën BB publikoi raportin, ku evidentohet se niveli i korrupsionit në Shqipëri ka njohur rritje në 6 vitet e fundit, duke u bërë 3 herë më i lartë se në rajon.

Në anketimin e bërë, 36% e bizneseve shqiptare ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre.

EMISIONET