Për dërgimin e mjekëve shqiptarë në Itali ka reaguar edhe ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni. Në një reagim në Facebook, Berluskoni vlerëson Shqipërinë si një vend të vogël, por me tradita të mëdha.

“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë.

Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”, shkruan Berluksioni.


/Ora News.tv/