Berlusconi sulmon ashpër "Lëvizjen 5 Yje": Jeni një sekt!

Berlusconi sulmon ashpër "Lëvizjen 5 Yje": Jeni një

Në një intervistë televizive lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi ka bërë publik progamin elektoral të Partisë së tij në prag të zgjedhjeve politike të 4 marsit duke hedhur akuza të forta ndja Lëvizjes 5 Yje.

23 vite pas hyrjes së tij në politikë ish kryeminsitri Berlsuconi është i bindur se sot Italia ka nevojë më shumë se kurrë për të, para së gjithash për të eliminuar një rrezik të madh atë të Lëvizjes 5 Yje.

"Më shumë se një Parti, Lëvizja 5 yje është një sekt", ka deklaruar Berlusconi. "Janë një formacion populist, rebelist e pothuajse më të rrezikshmë se post komunistët e 1994. Janë si një sekt që marin urdhëra nga një komedian i vjetër e nga djali i një personi të panjohur, një ortak i kësaj lëvizje që ka ndërruar jetë, e që ndryshojnë opinionet nga mëngjesi në darkë."

"Nëse fitojnë Lëvizja 5 Yje, Italia do të shkojë drejt një shkatërrimi të vërtetë e mund të sjellin në fuqi eksponentët më të këqinj të një magjistrature militare."

Silvio Berlsuconi është i bindur se e majta italiane ka dalë jashtë lojës politike në zgjedhjet e 4 marsit  për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre të brendshme e se rivali i vërtetë për të djathtën italiane në këtë fushatë është Lëvizja 5 Yje

Nga studiot e Mediaset ish kryeminstri Berlsuconi bën apelin shock duke ftuar italianët të votojnë; "Në këto kushte që ndodhet Italia sot të mos shkosh në votime është një vetëvrasje", tha ai.

Në këtë intervistë televizeve Silvio Berlsuconi ka prezantuar dhe programin elektoral te Partisë së tij. "Besimi ynë i vetëm laik është më pak taksa, më pak taksa e më pak taksa", tha ai.

"Jemi në kushtet e një diktature fiskale. Duhet një revolucion fiskal e Forza italia propozon taksën e sheshtë në vlerë 23% për të gjithë. Më pak taksa për familjet, sipërmarrësit e punëdhënësit."

Sa i takon telasheve të reja gjyqësore në lidhje me akuzat e riciklimit të parave në procesin e shitjes së klubit sportiv Milan, Silvio Berlusconi mohoi gjithçka duke i quajtur gënjeshtra që përpiqen të hedhin baltë mbi të e mbi Forza Italia në këtë fushatë elektorale të sapo nisur.

EMISIONET