Berlusconi nën hetim dhe për atentatin mafioz ndaj gazetarit të njohur Maurizio Costanzo

Berlusconi nën hetim dhe për atentatin mafioz ndaj gazetarit të

Telashet gjyqësore ndaj ish kryeministrit italian Silvio Berlsuconi nuk marrin fund.

Pak orë më parë me urdhër të Prokurorisë së Firencës ai është vënë nën hetim si person i përfshirë në ngjarjet e atentateve mafioze të kryera nga Cosa Nostra përgjatë viteve 1993-1994 mes të cilave dhe atentati ndaj gazetarit të njohur të Mediaset Maurizio Constanzo.

Ishte 14 maji i vitit 1993 ku një autobombë me 100 kilogram eksploziv shpërtheu në afërsi të teatrit Parioli ku gazetari i njohur sapo kishte përfunduar regjistrimin e programit të tij "Maurizio Costanzo Shoë" i cili ishte vënë në linjë të parë kundër mafias: Shpërthimi për fat nuk shkaktoi viktima por 24 persona mbetën të plagosur mes të cilëve bashkëshortja e Maurizio Costanzos, prezantuesja e njohur Maria De Filipi, shoferi i automjetit të Costanczos e rojet e tij private.

Në kuadër të procesit gjyqësorë "Shtet-Mafia" që aktualisht po mbahet në Palermo, Prokuroria e Firence ka rihapur dosjet hetimore të sezonit mafioz të Cosa Nostras me një seri atentatesh të kryera në Milano, Firenze, Romë më vitin 1993 si dhe të atentatit të dështuar më 1994 në stadiumin Olimpik të Romës.

Ish kryeministri Silvio Berlusconi akuzohet nga prokurorët italianë për 23 vepra penale si bashkëpunëtor i mafias siciliane me hipotezën e dyshimit se ka marrë pjesë në planifikimin e masakrave mafioze të Cosa Nostras.

Hetimet baohen në përgjimet në burg të bosit mafioz Giuseppe Graviano ; " ish kryeminsitri i kishte kërkuar këtë favor,..kishte kërkuar këtë urgjencë pasi donte të hidhej në politikë… por në atë kohë ishin të fiqishëm të vjetrit… ai ma kërkoj e kërkonte dicka të "bukur", shprehej bosi mafioz me një grup të besuar të burgosurish

Për hetiuesit italianë ky fjalor i kriptuar ishte një aludim i qartë i masakrave mafioze që do favorizonin figurën e sipërmarrësit Bersluconi në politikë. Ai ishte frymëzuesi e mafia ekzekutuesja duke i kthyer kurrizin politikës së vjetër.

Ndaj këtij vendim të Prokurorisë së Firences, ka reaguar Matteo Renzi në mbrojtje të ish kryeminsitri Berlsuconi;

"I hetuar dhe pa prova shkruan ai në rrjete sociale. Kam respektuar gjithmonë magjistratën e pres fjalën e fundit të Gjykatës së Apelit. Por mbetem i habitur kur shoh se disa magjistratë të Prokurorisë së qytetit tim, që prej vitesh hetojnë Berlusconin, e akuzojnë madje dhe për masakrat mafioze e atentatin ndaj Maurizio Cosntanzos."

EMISIONET