Berisha zbardh debatin e socialistëve në Shkodër: Na turpëruat me Valdrinin, s'duam urdhra nga Rama e Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon protokollin e mbledhjes së socialistëve të Shkodrës të mbajtur pasditen e të dielës, (18 gusht 2019)  një ditë para konstituimit të këshillit të ri bashkiak.

Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra mes socialistëve shkodranë dhe të deleguarve të kryeministrit Edi Rama.

Debati ka qenë me tone të larta kur Senida Mesi pa përcjellë urdhrin e Ramës për zgjedhjen e Brisiela Kadisë kryetare këshilli.

Socialistët e Shkodrës janë shprehur të revoltuar për sjelljen e Valdrin Pjetrit dhe emërimin e tij si kandidat pa i pyetur fare, shprehin dhe indinjatë për caktimin e emrit të Brisela Kadisë pa i pyetur.

Nga debati që është zbadhur në procesverbal duket qartë që demokracia brenda partive nuk ekziston dhe drejtimi i tyre bëhet vetëm me urdhra. Një problem i ngritur me zë të lartë shumë herë nga ndërkombëtarë dhe analistë të njohur politikë. 

Provecverbali u publikua mbrëmjen e 19 gushtit, ndërsa në mesditën e po asaj dite u votua kryetare e këshillit bashkiak emri i ardhur me urdhër nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Kandidatura e Kadisë u votua gati ne unison, me 47 vota pro, ndërkohë 2 ishin të pavlefshme,  Në mbledhjen e deges PS ishte paralajmëruar se kush nuk do të votonte kandidaturën do të përjashtohej nga Partia. 

Pjesë nga debati

Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, z. Balla iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për kryetar Këshilli të jetë grua. Për këtë kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T. Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia.

Tereza Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e solli pa pyetur? Po ashtu pa na pyetur e pa e njohur po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin.

Senida Mesi: Të mirëkuptoj. Nuk të heq një presje. Por ky është urdhër politik. Të tillë do të ndeshim shpesh edhe kur të jemi në këshillin bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po .. po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjëndje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë më shumë vota se secili në këtë sallë.. Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë.

Tereza Brigja: Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjëndje ku është kantandisë PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi të njohë kandidatin ... si merr përsipër të na detyrojë prapë figurë tjetër. Flas se kam kontribut në vite, kam derdhë djersë. A e dini ju çfarë do të thotë të drejtosh njrëz të votojnë deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini.. se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco.. Nuk kam më besë ndër njerëz me i kërku votën.. se jena malësorë e kemi besë. Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prap e na komandoni! Të zhytyr në turp!

...

Luan Heta: Situata është e paprecedentë, Nuk i vëmë faj askujt.. Ne kemi humbur pa kundështar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim! Jam plotësisht dakod me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe emër në emër të KM dhe T. Ballës!

Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.  

EMISIONET