Berisha: Skandal në prokurori, zhduken 120 faqe përgjime të dëshmitarit të rremë

Berisha: Skandal në prokurori, zhduken 120 faqe përgjime të

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon zhdukjen e faqeve të transkriptuara të përgjimit të Fredi Alizotit, që e implikojnë direkt sipas tij, në krimin e shëmtuar të manipulimit të dëshmitarit. 

Berisha thotë se janë vjedhur 120 faqe të bisedave telefonike me "Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar të Edvinit".

Superskandal ne Prokurori!

Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te dëshmitarit të rremë Fred Alizoti, të cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dëshmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.

Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.

Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.

Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.

Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste

EMISIONET