Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se Shqipëria nuk mund të bëhet shtojcë e Turqisë duke votuar kundër SHBA-ve në OKB.

Berisha: Dy vitet e fundit, vota shqiptare në OKB ka zbritur nga 92% në 52% për Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte një rezolutë turko-jemenite. I financua nga Turqia dhe Jemeni. Ky është një detyrim. Shqiptarët e dinë që midis meje dhe kryeministrit Erdogan në 100 vjetorin e Shqipërisë, u bë një bisedë e gjatë telefonike që të votoja në rezolutën pro Palestinës dhe i thashë jo. Shqipëria do të votojë pro SHBA-së për çështje të sigurisë. SHBA kërkuan që ne të mos e votojmë. Pa i thënë Parlamentit rreshtoi veten kundër SHBA-ve. Për mua Turqia ka qenë dhe vazhdon të jetë një vend mik, por midis SHBA-ve dhe Turqisë, interesi i shqiptarëve është SHBA-ja. Me SHBA-të, shqiptarët kanë gjithë historinë e lirisë. Me Turqinë kanë lidhje të shumëllojta. Ka një periudhë që bashkëqeverisnim në Perandori, por perandoria bënte përpjekje për asimilimin e kombit tonë. Ne nuk mund të bëhemi shtojcë e Turqisë.

/Ora News.tv/