Berisha shkruan: Mbi 300 vrasës, grabitës e trafikantë qarkullojnë të lirë

Berisha shkruan: Mbi 300 vrasës, grabitës e trafikantë

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar qeverine Rama se nuk dha aminsti per qindra femije te rinj, burra e gra qe jane në burg për krime minorene, ndërsa  "nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge"

Në një postim në facebook Berisha shkruan se "qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret."

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine!

Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se në burgjet e vendit dergjen qindra e me shume fëmije, të rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zënke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj.

Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret.

Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer! Sb





EMISIONET