Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kryeministri Rama ishte i frikësuar në Lezhë nga pakënaqësia popullore.

Berisha: Uraganit dhe furtunës popullore nuk ka kalbësirë që i shpëton. Ia ngritën rrënjët për një javë në Armeni. Ka qenë njeriu i pavarësisë së tyre. Ka një pakënaqësi të jashtëzakonshme. A e pe si ishte në Lezhë sikur kish dalë nga arkivoli nga frika. Sot në Laç. Cunami popullor nuk ka gjë në botë që e ndalon. A e di ku iku në mitingun e fundit? Familjen e çoi në Voskopojë. Vetë u zhduk si ajo e pulës. Tani po arrin në temperaturë vlimi. Tani është pika e përmbysjes.

/Ora News.tv/