Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rokadës në policinë e Rinasit, ku  u larguan nga detyra disa efektivë policie.

Berisha ka publikuar një mesazh të një polici, i cili denoncon shefin e kufirit. Sipas tij këta policië që janë larguar, mes të cilëve edhe denoncuasi janë larguar pasi nuk kanë paguar tek Gramoz Lala haraçin, për kalime të paregjistruara të kufirit. 

Reagimi i Sali Berishës

Kjo eshte siguria ne komisariatin e Rinasit. Gjoba e ryshfete per kalime te pa regjistruara!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Pershendetje doktor , mbrëmë ka qarkulluar një lajm në media që janë larguar nga komisariati Rinasit rreth 15 punonjës policie për arsye të performancës së dobët në pune. Unë jam njëri nga këta punonjës të larguar dhe e vërteta është që s'janë larguar për arsye të performancës së dobet në punë pasi selektimi i këtyre punonjësve është bërë nga shefi kufirit Gramoz Lala dhe janë larguar të gjithë ata punonjës të cilët nuk paguanin këstet mujore te ky zotëria, pasi kjo është puna që bëhet në Rinas ku kanë mbajtur ata punonjës policie të cilët janë të zhytur në korrupsion dhe ndajnë pazaret mes tyre, mjafton tu kontrollohet sistemi dhe dalin të gjithë personat që janë kaluar pa regjistruar fare dhe kur i kthejnë nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa përmendur qe sa janë kthyer dhe i mbajnë të fshehtë se paguajnë haraçin”

/Ora News.tv/