Berisha: Protesta tundi nga themelet narkoshtetin e Edvin Ramës

Berisha: Protesta tundi nga themelet narkoshtetin e Edvin Ramës

Pas mbylljes së protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e partive aleate, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Pas daljes nga selia blu, Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se protesta e opozitës dridhi nga themelet kakistokracinë.

Lidhur me datën e protestës së ardhshme, Berisha tha se vendos kryetari i PD-së.

Sali Berisha: Qindra mijëra qytetarë që vërshuan nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë e cila dridhi nga themelet kakistokracinë dhe nga ana tjetër pushtoi fuqishëm në mbarë botën kundër nakroshtetit të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij.”

Pas katër orësh, opozita mbylli protestën kundër qeverisë Rama. 

Protesta nisi rreth orës 11:00 me marshimin drejt kryemistrisë, dhe më pas duke ecur rreth kryeministrisë. 

Më pas protesta u zhvendos para parlamentit ku pati dhe përplasje dhe tension. 

Protestuesit përdorën gur drejt policisë ndërsa policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe me ujë.


EMISIONET