Berisha paralajmëron Ramën: Matu mirë! S'firmos marrëveshje me Greqinë pa kaluar mbi trupat tanë

Ato që nuk mundi t’i thoshte në sallën e parlamentit, Sali Berisha, i tha për mediat jashtë sallës. Më i ashpër i ish-kryeministri u tregua me marrëveshjen për kufirin detar me shtetin grek teksa deklaroi se kjo do të kalojë vetëm mbi trupat e demokratëve. Aeroporti i Vlorës sipas Berishës,  është aeroporti i Habilajve, pasi bëhet fjalë për një aferë korruptive, ndërsa ekstradimi i Nezar Seitajt, u bë për të shpëtuar Saimir Tahirin.

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti pazar marrëveshjen për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke akuzuar se me këtë marrëveshje, kryeminsitri Edi Rama ka shitur gazin dhe naftën që gjendet nën ujë, Berisha tha se kjo marrëveshje kalon vetëm mbi trupat e deputetëve demokratë.

Sali Berisha: Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë ku ministri i Jashtëm grek thotë fituam zgjerimin e ujrave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri i jashtëm grek, këtë deklaratë e ka në mënyrë absolute 100 % të vërtetë në vendosjen e copave në tavolinë, sepse nëse nuk bëhet propocionalja, atëherë nuk ka me matje. 

Me vendosjen e copave në tavolinë, Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, që gazi është 100% i sigurtë por dhe naftën. Sipas marrëveshjes tonë, i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancën e baraslarguar, marrëveshja e tij është po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Kjo është marrëveshja e Edi Ramës. Pasi erdhi karrigia iu lëkund, është i gatshëm të bëjë çdo lloj kompromisi. Ky nuk mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë, Rama të matet mirë se do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara nëse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë.

Ka situatë të tensionuar midis popullit shqiptar, qeverisë së Habilajve, qeverisë së trafikantëve, qeverisë së tregtarëve të detit, qeverisë së piramidës së Amos. Këto janë revoltat. Kjo që shihni këtu është vetëm një shprehje e atij cunami të revoltës popullore që ekziston jashtë kësaj qeverie.

Ekstradimi i Nezar Setiaj, sipas  Berishës, u bë për të shpëtuar Saimir Tahirin pasi ai pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Sali Berisha: Ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Saimit Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për tu bërë dëshmitar i penduar i mbrojtur i drejtësisë.

Ndërsa për aeroportin e Vlorës, Berisha u shpreh se ky është aeroporti i Habilajve, pasi bëhet fjalë për një aferë korruptive.

Sali Berisha: Të kalojnë hajdutërisht ligjin e hajnisë më të madhe aktuale publike, aeroportit Habilaj. Çfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Edi Ramës.

Berisha tha se protesta e opozitës do të vazhdojë në sallën e Kuvendit, në rrugë dhe në studiot televizive.


EMISIONET