Berisha nxjerr foton: Rama dhe Dako, të lidhur me bandën e Avdylajve të Shijakut

Berisha nxjerr foton: Rama dhe Dako, të lidhur me bandën e Avdylajve

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit për lidhje me vëllezërit Avdylaj në Shikaj, të akuzuar për trafik droge.

Ai ka publikuar foto në emisionin “Open” në TCH, që sipas tij provojnë lidhjen e tyre, duke shtuar se  klani “Avdyli” është shumë i fuqishëm dhe është angazhuar fuqimisht në zgjedhje për PS-në.

Sipas Berishës, në 2016-ën është hapur një çështje në prokurori që lidhte Avdylajt dhe Dakon, por tashmë organi i akuzës e ka hequr emrin e kryebashkiakut socialist.

Berisha: Ka një çështje penale me numër 139 të vitit 2016 ku klani “Avdyli” bashkë me Vangjush Dakon është në ndjekje të vazhdueshme. Është hapur çështje penale në 2016-ën për trafik droge dhe vjedhje votash.Çfarë ndodhi? U shpëtua Gjushi dhe u arrestuan Avdylët.

Lidhjet e Avdylëve shkojnë deri te Edi Rama. Ja ku e keni foton e Ramës me Avdylët. Ka video dhe foto të lidhjeve të Ramës me Avdylët dhe Bajrët.

Gjushi me urdhër të Avdylëve ka emëruar inspektorin e mjedisit për Durrësin. Ka emëruar një Edlir Cerri. Ky është emëruar në kundërshtim me ligjin ndërsa ka një vëlla trafikant në Gjermani. Këta kanë emëruar drejtor AKU-je, inspektoratin e ndërtimit të qytetit.

EMISIONET