Berisha: Rama meriton të thirret: Trap! Nxirre jashtë ose e del për leckash!

Berisha: Rama meriton të thirret: Trap! Nxirre jashtë ose e del

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar largimin nga Kuvendi të kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri tha se Rama i ka bërë fyerjen më të madhe shiptarëve në historinë e Parlamentit shqiptar.

Mes tensioneve në Kuvend, Berisha nënvizoi se kreu i qeverisë e ka kthyer Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë.

Sali Berisha: "Zotëri nxirre jashtë njeriu që i ka bërë fyerjen publike më të madhe shqiptarëve që nga dita e themelimit të parlamentit të Shqipërisë deri sot. 

Nxirre jashtë njeriun që meriton nga çdo shqiptar të thirret sot: Trap, tap dhe vetëm trap. 

Nxirre jashtë njeriu që çoi Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë në traditën e etërve të tij xhelatë. Nxirre jashtë njeriun që urren Kukësin njësoj siç urrente babai i tij Havzi Nelën. 

Nxirre jashtë se Parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka. Jashtë Edi Rama, kjo është fjala ime."

EMISIONET