Ish-kryeministri Sali Berisha është për rikthimin e protestave të opozitës, pasi sipas tij protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.

Berisha: Lidershipi ka qëndrimet e tij por në opinionin tim çdo ditë që nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuha që mund të flitet me narkoshtetin.

Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij.

Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë.

Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë. 


/Ora News.tv/