Berisha në 'Tempora': Rama largohet me lëvizje të fuqishme popullore! Evropa dështoi në dialogun Prishtinë-Beograd

Ish-kryeministri, Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora mbrëmjen e 19 shkurtit. Një prej politikanëve më të rëndësishëm të Shqipërisë pas viteve 90 ndau mendimet e tij rreth situatës politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Lideri historiki PD-së, Berisha u shpreh i ashpër me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për revolucion popullor. Sipas tij, Rama largohet me lëvizje të fuqishme popullore.

Sali Berisha:  Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Unë mendoj se Edi Rama qëndron në pushtet, bëhet më kriminel, më i rrezikshëm, më përbindësh, më anti-shqiptar dhe sjell më të kqijat për këtë vend. Ai duhet të largohet me revolucion popullor. 

Sa i takon fondeve që Shqipëria mori për rindërtimin pas tërmetit, Berisha tha se qytetarët do të zhgënjehen, pasi ato donacionet do menaxhohen nga ai që ish-kryeministri e quajti hajdut, Arben Ahmetaj.

Rama, tha ish-kryeministri, është “peng” i Beogradit, pasi mbështeti shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato që do të arrijnë zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Evropa dështoi.

Këto janë disa nga deklaratat kryesore të Sali Berishës në emisionin "Tempora": 

 -Thirrja për revolucion popullor: Hidheni Ramën në koshin e plehrave të historisë

 -Dakord me Presidentin kur flet për "grusht shteti", Rama largohet me lëvizje të fuqishme popullore

 "Së shpejti nga Shqipëria do nisen nëndetëse me drogë"

 "Enver Hoxha e finalizoi, Edi Rama tentoi tradhtinë e dy kombëtare ndaj Kosovës"

"Soros mbështet Ramën dhe Beogradin. Shkatërroi drejtësinë në Shqipëri"

Berisha: SHBA do arrijnë zgjidhjen, Europa dështoi në dialogun Prishtinë- Beograd

Me metodologjinë e re, Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE për të paktën 25 vjet

 “Bomba” e Berishës: Rama “peng” i Beogradit. Mbështeti shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Ekskluzive në Tempora/ Basti i madh i Berishës: Rama edhe në Hënë të shkojë, nuk merr mandat të tretë

“Kosova varrosi Mini-Shengenin”, Berisha: Një nga shtyllat ishte popullimi i Shqipërisë nga serbët

Landfilli i Sharrës, Lal plehu dhe Edvin mafia fitojnë çdo ditë nga 1.5 mln euro

“Ka groposur euro të vjedhura”, Berisha: Qytetarët do zhgënjehen, donacionet do menaxhohen nga hajduti Arben Ahmetaj

EMISIONET