Berisha në "Tempora": Donal Lu s'do pranonte kurrë Ardian Dvoranin në krye të KED

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se reforma ka dështuar dhe se nuk mund të bëhet drejtësi me militantë.

I ftuar në emisionin "Tempora" në Rtv Ora News, Berisha deklaroi përballë gazetares Sonila Meço se as ish-ambasadori Donald Lu nuk do të ishte dakord që institucionet e reja të drejtësisë të mbushen me militantë të PS-së.

Ai zbuloi edhe pjesë nga diskutimet që ka pasur me të për Gent Ibrahimin që sot ndodhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Berisha: Ky vetting me dy standarde është vetëm farsë dhe asgjë tjetër. E bindur të jesh ti që reforma ka dështuar me këta. Këta janë përcaktuesit, këta do të përcaktojnë vetëm militantë. Një drejtësi me militantë kurrë nuk mund të bëjë punën. 

Meço: Por si reformë ka pasur si investues të plotë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha: Si reformë, të jesh e bindur që Shtetet e Bashkuara, pavarësisht asaj që kam pasur unë me Donald Lu, ato fjalë i kam thënë publikisht. Por nuk them kurrë që ai do të ishte dakord që të jetë Ardian Dvorani në krye të KED. Me të kemi diskutuar disa herë që me kunatin e Mimi Kodhelit të jetë në krye në KLP.  

Jam dëshmitar i diskutimeve me ta, kanë qenë totalisht dakord me ne që nuk duhet të jetë asnjëri prej tyre që formon ligjin nuk do të kishte të drejtë të ishte në këto organe për 6 vite. Sepse dilte që po bëjnë ligj për vete.

Nuk mund të jetë kurrë ajo që ka ndarë zyrën me shoqen e Erion Veliaj. Pse? Sepse ti i heq besueshmërinë. Po i hoqe besueshmërinë pastaj… E groposën komplet me këto emërime. 

Kur dy vjet më parë kam paralajmëruar shqiptarët që po vendoset narko-shteti. Filluan të tjerë të flasin për narko-shtetin. 

Kjo reformë me këto emërime është e dështuar. Marr Altina Xhoxhajn, kishte bërë një gjyq që e kishte gjykuar i ati dhe ishte në konflikt interesi por ky zotëria që ka gjykuar dhjetëra raste në konflikt interesi. 

Kjo vetëm e diskretiton drejtësinë dhe reformën. Tani ka më pak zëra që e mbështesin por ata zëra do shterrojnë fare dhe do t'i përvishen Edi Ramës shndërrimin e drejtësisë në degë të ekzekutivit.

EMISIONET