Berisha: Me reformën në drejtësi, Rama bëri grusht shteti, Lu e Vlahutin e ndihmuan

Berisha: Me reformën në drejtësi, Rama bëri grusht shteti,

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se refoma në drejtësi, mbetet problemi kryesor i vendit tonë, ndërsa e cilësoi si grusht shteti.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se vendi qëllimisht ka mbetur pa gjykata dhe për këtë krahas kryeministrit akuzon ashpër Ambasadorët Lu e Vlahutin.

Berisha: Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.

Dedaj: Është një reformë që është përkrahur shumë nga dy selitë diplomatike, BE dhe SHBA-të?

Berisha: Ata kanë punuar me vendosmërinë më të madhe për projektin Soros. Të dy ambasadorët kanë punuar vendosmërisht për projektin Soros.

Dedaj: Pra janë edhe ambasadorët pjesë e këtij projekti?

Berisha: Sigurisht që janë, nuk ka asgjë për t'u dyshuar. Por ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Ambasadorët mbajnë përgjegjësi para qeverive të vendeve të tyre me Kushtetuta. Në Kushtetutën e Shqipërisë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ndaj shtetit shqiptar, kanë Konventën e Vjenës. Këtu është problem i Edi Ramës. E di që ndonjëri prej tyre thotë në tavolina; hë mo se nuk është ndonjë gjë pse nuk është Gjykata Kushtetuese.

Dedaj: Thotë ambasador?

Berisha: Absolutisht! Këtu, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Evropë që nuk shkojnë dot në Strasburg. De fakto janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Sepse duhet të kenë tre shkallët e gjyqësorit siç është ligji botëror i sistemeve të drejtësisë. Kurse këtu, Edi Rama pasi mori Prokurorinë e Përgjithshme, paralizoi Gjykatën e Lartë, mori Gjykatën Kushtetuese. Tani nuk i fsheh dot më. Nuk ka thes që i maskon me asgjë. Kjo është një nga veprat më të zeza të këtij vendi.



EMISIONET