Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditën e sotme 75-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, ish-aleati i tij qeverisës, Presidenti Ilir Meta, nuk e ka kursyer urimin.

Ai i ka dërguar një buqetë me 75 trëndafila të bardhë, duke i bërë edhe urimin e veçantë, ku i thotë se për të ka vetëm një stinë, pranverë.

Urimi i Presidentit Meta: "Gëzuar ditëlindjen doktor Berisha!

Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!

Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!"

/Ora News.tv/