Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditën e sotme 75-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të, ai ka publikuar nujë fotografi me të shoqen Liri Berisha, bashkë me një mesazh.

Ai falenderon zotin që me fuqinë dhe vullnetin e kanë bërë këtë vjeshtë të bukur, siç cilësopn moshën e tij, si një pranverë të dytë për të.

Mesazhi i Berishës: "Sot 75 vjeç! Miq, sot 75 vjeç! E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptarë dhe të huaj, bashkëpunëtorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme. Ndjehem pafundësisht i lumtur, i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre! 

Së fundi miq, këtë dekadë unë kam patur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtoj në vjeshtën e jetës time. Falenderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur si një pranverë të dytë për mua!"

/Ora News.tv/