Berisha kundër Topallit: Beteja e opozitës për votën, e shenjtë

Berisha kundër Topallit: Beteja e opozitës për votën, e

Duke komentuar deklaratën e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli live në emisionin "Tempora" në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha tha se secili është i lirë të ketë mendimin e tij.

Por ai theksoi se beteja e opozitës për kthimin e votës së lirë është një betejë e shenjtë dhe ai e mbështet me gjithë qënien e tij.

Berisha: Kjo është beteja më e shenjtë që kjo parti ka bërë për votën dhe unë e mbështes me gjithë qënien time. Ata që lexojnë Peshkopinë, Durrësin, ata që mund lexojnë Lezhën, Shkodrën e me radhë, ata e shohin se cili është proçesi zgjedhor në Shqipëri. Kjo nuk është betejë për pushtet por një betejë vetëm e vetëm për votën e lirë. Secili ka të drejtë të ketë mendimin  e vet. Kam bindjen më të thellë se kjo është një betejë për vendosjen e votës.



EMISIONET