Berisha: Kreu i AMA ka pjellë ERTV

Berisha: Kreu i AMA ka pjellë ERTV

Ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi menjëherë pas fjalës së kreut të AMA-s në Kuvend, Gentian Sala. Berisha tha se ai është vasal i konfliktit të interesit dhe si i tillë nuk mund të flasë në parlament. Qëndrimin e ish-kryeministrit e kundërshtoi Balla, i cili tha se po sulmohet një institucion i pavarur.

Berisha: Të dalë të flasë ky zotëri në një kohë që ka shkuar aty në konflik të plotë interesi. Ka shkuar si vasal i konfliktit të interesit. Ka shkuar aty dhe ka pjellë edhe ERTV dhe nuk flet një fjalë. Çpunë ka ky të dalë para parlementit. A nuk përbën kjo një fyerje për parlamentin?!

Balla: Zoti kryetar, drejtuesi i një institucioni të pavarur i zgjedhur nga Kuvendi u sulmua në mënyrë të pandershme nga një deputet, i cili me pa të drejtë lëshon akuza ndaj një institucioni të pavarur tek i cili është ndjekur parimi i balancimit të përfaqësimit politik, po të kemi parasysh që institucioni që referon punën 1 vjeçare ka dhe përfaqësues të propozuar nga PD, sipas ligjit për funksionimin e AMA. Është e pandershme që një deputet të përdorë karrigen e deputetit për të sulmuar një institucion të pavarur.

EMISIONET