Berisha: Italia solli përgjimet që implikojnë Ramën e ministrat me bandën Avdylaj dhe Ndokaj

Berisha: Italia solli përgjimet që implikojnë Ramën e

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook deklaron se agjencitë e huaja kanë goditur bandën e elektorale të qeverisë, Advylaj dhe klanin kriminal të Ndokës që ka lidhje të ngushtë me Ramën, Gjushin

 Po kështu thuhet se në dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe te pushtetarëve me grupet kriminale

"Qindra kilometra regjistrime per Ramen, Gjushin, ministra, deputete dhe narkokomisare, etj etj!

Gjermania dhe Italia shkaterrojne banden e partise siçiliste dhe te Norieges ne Shqiperi!

Te dashur miq,agjensite e zbatimit te ligjit te Gjermanise dhe Italise goditen banden e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka te Lezhes te lidhur ngushte me Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollen e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare, narkooficere policie etj, etj.

Ne dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe me banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj te vet Norieges, Gjushit, dy ministrave te Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikolles, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisareve dhe narkopoliceve te narkopolicise.

Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe ndihmen e çmuar te agjensive te vendeve partnere dhe denuar me force dekonspirimet e ketyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritare, denoj gjithashtu mbrojtjen qe po i behet kupoles politike te klaneve te goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet me te larta te politikes. sb" 


EMISIONET