Ndryshe nga presidenti Meta, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përgjegjësi i vetëm për kapjen e reformës në drejtësi dhe shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është Edi Rama.

Berisha pranon se disa Ambasadorë flasin me supelativa, por sërish gishtin e drejton nga Rama.

I ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, Berisha tha se 4 mld dollarë përllogaritet dëmi i shkaktuar nga mungesa e këtyre dy gjykatave kryesore në vend.

Berisha: Sa i përket ndërkombëtarëve, i dëgjoj, ka prej tyre që bëjnë deklarata me superlativa. Por janë jo një por shumë që nxorën kartonin e kuq duke rreshtuar reformën të parën për Shqipërinë, moshapjen e negociatave. Nëse nuk funksiononn Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk ekziston shteti ligjor në atë vend.  Prej tre shekujsh ekziston një konventë e çështjeve civile në të cilën të parët janë zotuar që në rast se pushtojmë një vend do të respektojmë çështjet civile. Këtu ka një dhunim masiv të paimagjinueshëm. Kjo që ka ndodhur me gjykatat është absolutisht vepër e Edi Ramës dhe askujt tjetër. 

Unë isha opozitë dhe e kundërshtova në mënyrë kategorike si mohimin e të drejtës për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese dhe vettingun nga lart-poshtë se shkatërronte gjykatat.Por të kisha qenë kryeministër forcë mbi tokë nuk do të kishte të bënte këtë vetting. E kundërshtoi Zaevi menjëherë.Nuk e lë vendin pa gjykatat. Për gjykatat nuk ka përgjegjësi as Ambasador, as Brukseli, askush tjetër. Përgjegjësia direkte është e kryeministrit që ka lënë vendin pa gjykata. Janë 4 miliardë dollarë dëme më thonë ekspertët për shkak të bllokimit të investimeve, pronave, çështjeve civile. As në Irak nuk është bërë kjo.


/Ora News.tv/