Qetësinë e opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur qetësi shtatzënë që do lindë shpresën e shqiptarëve.

Këtë deklaratë Berisha e bëri i ftuar në emisionin “360 Gradë”, në RTV ora teksa u pyet për lëvizjet e opozitës.

Pjesë nga diskutimi: 

Sali Berisha: Kjo është një qetësi shtatzënë.

Arion Sulo: Para furtunës?

Sali Berisha: Po! Kjo do lindë shpresën dhe gjithë të tjerat. Nuk është qetësi e ngrirë kjo. Jo! Stadiumet ushtojnë.

Beti Njuma: Shtatzënitë 9 muaj zgjasin, sa do zgjasë kjo? 

Sali Berisha: Unë e quaj këtë një qetësi shtatzënë që do lindë perspektivën dhe shpresën e shqiptarëve.


/Ora News.tv/