Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, komentoi për herë të parë ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, ish-truproja e tij, i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari

Artur Zheji: Ka ndodhur një ngjarje për koincidencë. Ka mbërritur nga Turqia në Shqipëri ish-bodiguardi juaj Izet Haxhia

Sali Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës

Artur Zheji: Një nga akuzuesit tuaj për çështjen. Është njeri që ju akuzon vazhdimisht, boton vazhdimisht, deklaron kundër jush

Sali Berisha: Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg. Sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe vjen në krah të Edi Ramës.

Artur Zheji: Na e zbërthe pak këtë se çfarë do të thotë doktor sepse është shumë e rëndësishme. Kam disa pyetje në lidhje me këtë. E para, pse duhet të vinte sipas jush. A ishte në Truqi?

Sali Berisha: E mori Edi Rama

Artur Zheji: Është një favor që ia ka kërkuar truqve Edi Rama? Si mund ta marrë Rama? Ia ka kërkuar qeverisë turke ta marrë?

Sali Berisha: Pa diskutim

Artur Zheji: Është një favor i Erdogan për Edi Ramën?

Sali Berisha: A i lexove lajmet? Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar, që Ministria nuk mund ta kërkojë kurrë, hapjen e çështjes.

Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Le t'ia hapë, të mbetet brenda. Nuk i haq qeveria dhe Ministria kurrë çështjet, i hap drejtësia.

Artur Zheji: Po ka bërë lapsus sepse mendon që ka kontroll mbi këtë

Sali Berisha: Nuk është lapsus. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një vrasës më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi etj. Dritan Dajti e me rradhë, hakmarrja për drejtësi. Edhe një tjetër më shumë. Çfarë përbën?

Artur Zheji: Pse i duhet Ramës Izet Haxhia në këtë moment?

Sali Berisha: Sepse Rama është një kryefrikacak që ka frikë nga hija e tij, për këtë nuk kam çfarë të them ty.

Për 20 vite që i ka ikur drejtësisë shqiptare ai merr dënim suplementar.

Zheji: Ka një seancë gjyqësore, pse?

Berisha: Ja ka siguruar Edi Rama. Vendimi jo që është automatik por për 20 vite burg që nuk ka ardhur ai meriton një ndëshkim të ri sepse i ka ikur drejtësisë shqiptare për 19 vite me rradhë. Konform ligjeve të çdo vendi në botë merr dënim suplementar.


/Ora News.tv/