Berisha fiton derbin e shqiptarve, Benevento "stampohet" në fund

Berisha fiton derbin e shqiptarve, Benevento "stampohet" në fund

Etrit Berisha ia ka dalë të fitojë derbin e shqiptarëve në javën e 14-të në Serinë A.

Atalanta e gardianit shqiptar, ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Beneventos, e cila pas 14 javësh në kategorinë më të lartë të futbollit italian ka po aq humbje.

Fillimisht Djimshiti dhe më pas Memushaj, nuk shmangën humbjen me bergamaskët, që e gjetën golin në franksionin e dytë të lojës, me golëshënuesin më të mirë Cristante, që pas këtij goli ngjitet në kuotën e 5 rrjetave.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e 10-të me 19 pikë, ndërsa Benevento duket që e ka prerë biletën që tani për t’u kthyer aty nga erdhi vetëm pak muaj më parë, pasi pas 14 javësh ka grumbulluar 0 pikë.

EMISIONET