Berisha: Ekipi i Euro 2016, i vështirë për t’u ripërsëritur. E kam mbyllur me Atalantën
Kombëtarja e Euro 2016 –ës është ajo që i ka bërë tifozët kuq e zi më krenarë se kurrë më parë dhe pas këtij kualifikimi në kampiontin europian pritshmëritë mbi ekipin përfaqësues të shqipërisë mbeten gjithnjë të mëdha.
Pavarësisht afrimit të talenteve të rinj, një ndër legjionarët e përfaqësuese së Shqipërisë, Etrit Berisha e sheh shumë të vështirë ripërsëritjën e një një ekipi si ai i kohës së trajnërit De Biasi.
Sidoqoftë 31 vjeçari beson se ndërthurja midis talenteve të rinj dhe atyre me ekperiencë mund ta rikthejë Shqipërinë te rezultatet pozitive.
I ftuar në emisionit ‘’Ora Sport’’ në RTV Ora, gardiani i cili militon në Serie A u shpreh.
Berisha: Ekipi që kishim në europian nuk ka pasur lojtarët më të mirë të mundshëm por fryma e grupit ishte shume e mirë. Ishim ai grup që besonim se mund të arrinim gjithçka . Me siguri kjo do të jetë e vështirë për t’u ripërsëritur. Sa i përket aftësive individuale kemi lojtarë të rinj shumë të mirë që po ndihmojnë në kampionate të rëndësishmë të Europës dhe bashkangjitur me eksperiencën e futbollistëve më të vjetër në kombëtare, besoj se do të mund të marrim rezultate pozitive.
Sa i përket të ardhmes së tij në serie A , Berisha zbuloi për ‘’Ora Sport ‘’ se e ka mbyllur kapitulin me Atalantën dhe do të vijojë rrugëtimin me skuadrën e Spal-it, me këtë të fundit që ka vendosur të blejë kartonin e lojtarit.
Portjeri i kuqezinjve foli po ashtu edhe për pritjet më të bukura përgjatë ketij sezoni, ku veçoi atë ndaj Cristiano Ronaldos në minutat e fundit gjatë ndeshjes Spal- Juventus.
Berisha: Spali ka vendosur të blejë kartonin tim dhe tani për tani jam lojtar i këtij ekipi , më Atalantën thuajse është mbyllur gjihçka.
Pritja më e bukur ?
Berisha: Me Juventusin kam bërë disa pritje jashtëzakonisht shumë të mira. Ajo ndaj Ronaldos në minutat e fundit ka qënë më e mira apo edhe më e vështira.
Serie A është një prej kampionateve elitare të Europës ku prej vitesh militojnë talente të mëdha të kombëtares shqiptare, ndër to edhe një prej legjionarëve të ekipit kuq e zi, Etrit Berisha.