Ish kryeministri Sali Berisha thotë se qeveria po bën terror ndaj punonjësve të SHISH të cilët dyshojnë se kanë informuar Bashën lidhur me dy toyotat me milioan euro.

Përmes një postimi në facebook Berisha i bën thirrje deputetëve të komisionit parlamentar të sigurisë të ndërmarrin me urgjence hetimin e këtij terrori te papare

Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges!

Te dashur miq, prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.

Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar! sb


/Ora News.tv/