Berisha: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar Ramën

Berisha: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar

Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha tha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare se bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama. 

Ilva Tare: Si e shihni bashkëpunimin me LSI?

Sali Berisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Edi Ramës. Kemi një vend nga i cili duhet të marrin ca shembuj dhe ky vend është Rumania. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti. Nëse do guxonte dhe guxoi në një farë mënyrë, qeveria socialiste rumune e ngërthyer në skandale guxoi të përpiqej për të ndryshuar ligjet. Por Bukureshti u mbush me protestues.

Ilva Tare: 4 vitet e para të Bashës në krye të PD e kritikonin për dualizim me ju, tani po e kritikojnë për dualizimin me LSI. Ju si e shihni këtë, frymëzon Basha pas 5viteve në opozitë?

Sali Berisha: Unë gjykoj se akuzat se kishte dualizën me Sali Berishën ishin hamendje të gabuara të njerëzve, sepse Sali Berisha nuk kishte dhënë dorëheqjen me dy mendje, por në mënyrë përfundimtare. Kurse bashkëpunimin me LSI nuk e shoh si dualizëm, këto janë forca politike opozitare të një spektri politik të ndryshëm dhe kanë mbështetësit e tyre. Bashkëpunojnë kundër një qeverie që është rrezik kombëtare dhe kjo është një gjë shumë pozitive.


EMISIONET