Bëri veprime të dyshimta pranë bashkisë Elbasan, Garda e zmbraps duke qëlluar në ajër

Rreth mesnate  të shtëna më armë zjarri janë raportuar në qytetin e Elbasanit, ku fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një person i është afruar Bashkisë duke bërë verpime të dyshimta.

Një veprim i tillë është vërejtur nga  punonjësit e Gardës.Në këto kushte Garda është detyruar të qëllojë me armë në ajër, por personi është larguar pa u ndaluar nga policia.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.O., i cili është shpallur në kërkim policor për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Shtetasi E.O., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por është larguar me vrap për të mos u  identifikuar nga Policia. Gjatë ndjekjes për ta ndaluar  njëri nga punonjësit e policisë ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit" njoftoi policia.


EMISIONET