Tragjedi ne Berat: Po pastronin pusin e ujit, vdesin xhaxhai dhe dy nipat
Një tragjedi familjare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dushnik të Beratit, ku xhaxhai dhe nipërit humbën jetën në pusin e ujit nga asfiksia. Neim, Kamber dhe Gentian Hoxha, 46, 75 dhe 45 vjeç, kanë mbetur të bllokuar brenda pusit, ku ishin futur për pastrimin dhe thellimin e tij. Mësohet se pusi ishte i familjes së Kamberit, i cili ishte futur dhe i pari. Ndërsa pas tij në ndihmë ka shkuar nipat Gentiani dhe Neimi, që gjithashtu kanë mbetur të bllokuar në pus.
Tre burra nga një familje humbën humbën jetën në këtë pus.Tragjedia familjare u shënua në Dushnik të Beratit.
Viktima janë Kamber, Neim dhe Gentian Hoxha, përkatësisht 75, 46 dhe 45 vjeç.
Më i moshuari është xhaxhai i Neimit dhe daja i Gentianit të cilin e kishte birësuar.
Pusi përdorej nga familja e Kamber Hoxhës për vaditje, ndaj 75 vjeçari kishte hyrë aty në mëngjes për ta pastruar e thelluar.
Por në 9 metra thellësi ka qenë krijuar gaz dhe ai ka mbetur i asfiskuar.
Në ndihmë të tij njëri pas tjetrit kanë hyrë edhe nipi e djali i birësuar.
Por që të tre kanë mbetur të bllokuar për shkak të gazit që krijohet në puse.
"U futën njëri pas tjetrit për të nxjerrë njëri-tjetrin.Kështu ndodhi."
Pas alarmit mbërritën forcat zjarrfikëse, stafi mjekësor dhe policia.
Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, dhe tre burrat nuk mundën të mbijetojnë.
“Ne fillim ka hyre plaku, 75 vjecar, nipi dhe djali kanë hyrë për ta shpëtuar. Pa kuptuar se është mundësi totale oksigjeni. Zjarrfikësit e patën të vështirë për të nxjerrë trupat. Bëmë të gjitha përpjekjet për ti çuar në spital për ti shpëtuar jetën por ishte e pamundur."
Ishin rreth 30 minuta brenda të cilave u humbën tre jetë.
Dyshimet janë se shkak u bë asfiksimi nga gazi në thellësinë 9 metra.
Por fjalën e fundit do të jenë ekspertët që do ta thonë.
Edhe më herët në vendin tonë janë shënuar disa raste tragjedish gjatë tentativave për të ndërtuar apo pastruar puse në mënyrë artizanale.


